Shkurtimisht në këtë pjesë ju do të gjeni udhëzime për të postuar dhe kontribuar me tregimet e juaja në platformën ckapopret.org. Në këtë platformë publikohen vetëm tregimet brenda territorit të Komunës së Gjilanit.

Për të kontribuar në këtë platformë, fillimisht ju duhet të regjistroheni dhe se llogaria juaj duhet të aktivizohet nga administratoret e faqes.

Nëse nuk keni llogari, këtu mund të regjistroheni. Për të postuar një tregim ju duhet të kyçeni. Regjistrimi dhe të gjitha shërbimet janë pa pagesë, rrjedhimisht platforma ckapopret.org është jo-profitabile dhe si projekt i KCIC. Udhëzimet vlejnë për të gjitha llojet e pajisjeve të mençura dhe PC.

Për të filluar të postoni tregim të ri, në faqen kryesore të ckaporet.org klikoni <Trego> (shiko ilustrimin). Nëse nuk keni hapur llogarinë do të ju kërkohet të hyni. Pasi te keni klikuar butonin “Trego”, do të hapet faqja e re ku do të ju kërkohet të plotësoni me informata dhe të dhëna për rastin që doni ta adresoni.

Ne po marrim një shembull si do të mund ta plotësoni atë:

  1. Në fushën <Titulli> shënoni titullin e tregimit. P.sh. “Hedhja e mbeturinave”.
  2. Zgjidhni <Kategorinë> adekuate. P.sh. Mbeturina dhe kontiniera publik.
  3. Jepni një <Përshkrim>. Përshkrimi duhet të jetë i kuptueshëm dhe i sakt, në mënyrë që i njëjti të mund të publikohet.
  4. <Shkruaj adresën> manualisht. Për shërbimet e hartës, ne përdorim aplikacionet e Google. Gjatë postimit të tregimeve ju mund të hasni në vështirësi me Gjeo-lokacion. Kjo për shkak që Google ende nuk e ka të funksionalizuar shërbimin e plotë për Kosovë. Megjithatë, jemi duke punuar në zgjidhjen e kësaj dhe se ndryshimet mund ti shihni në azhurimet e radhës. Për momentin në këtë pjesë ju duhet manualisht të shënoni adresën në fushën e kërkuar “Shëno adresën”: P.sh. Rruga Medllin Ollbrajt, Gjilan. Nuk është domosdo të shtypni në këtë pjesë butonin lokalizo, shkaku i limiteve momentale të shërbimit.
  5. Ne ju inkurajojmë që për rastet e treguara të ia bashkëngjitni një <Foto>.
  6. Në fund, shtyp <Dërgo>.

Pasi ta keni dërguar tregimin, administratorët do të verifikojnë informatat dhe e njëjta do të publikohet. Ju do të mund të përcjellni në kohështrirje ecurinë. Eventualisht për informata shtresë, administratorët mund të ju shkruajnë e-mail.

Për informata tjera, ju lutem të na shkruani kurdo me e-mail.