Qytetarët pyesin Drejtorinë e Shërbimeve Publike

Përmes veglës Pyet…, publiku ka pyetur vendimarrësit për angazhimin e tyre sa i përket shërbimeve dhe projekteve publike. Në këtë artikull ju sjellim pyetjet e parashtruara nga qytetarët në adresë të Drejtorisë për Shërbime Publike, përgjigjet e të cilave i kemi siguruar përmes drejtorit të kësaj njësie. Pyetjet nga publiku janë parashtruar gjatë muajve nëntor – dhjetor 2015.

Kur do të rregullohet trotuari në Rrugën “Haki Myderizi”, te posta e vogël?

Ky trotuar do të jetë prioritet në fillim të vitit 2016

A është në plan shtruarja me asfalt e rrugës “Bajram Llovca VIII”, dhe si mendoni të na e zgjidhni problemin me qentë endacak në atë rrugë?

Ende nuk i kemi zgjedhe se cilat rruge do te jene ne plane, por per ato rruge per te cilat tashme jane bere projekte, ato edhe do te rregullohen vitin e ardheshem , por nuk perjashtohet mundesia e zgjerimit te numrit te rrugeve te reja te cilat mund te futen ne plane , nese per keto rruge do te kemi bugjet shtese nga grandet qeveritare.

Kur do të fillojë rregullim i rrugës Miresh-Capar përkatësisht asfaltimi i kësaj rruge?

Tashme eshte shpalle fitruesi per rruget ne Mireshin e vogel (lagja e muhagjerve) qe te dergon ne drejtim te Caparit , por rruga Miresh -Capar do te mbetet nder obligimet e Komunes vitin qe vjen ne qoftese do te na mundesoj bugjeti.

A është në planet e Komunës, rregullimi i rrjetit të kanalizimit në Livoqin e Epërm, si dhe rregullimi i trotuarit në rrugën Gjilan-Livoq i Epërm.

Kanalizimi do te filloj vitin qe po hyjm me projektin e madhe te ujerave te zeza te kredituar nga Qeveria Austriake, ndersa per trotuar duhet te shihen mundesite bugjetore te Komunes.

A është e mundur të bëhet së paku rrafshimi apo gdhendja e rrugës Dobërqan – Porgragjë, si mendoni të e rregulloni këtë problem pa hyrë në stinën e vështirë të Dimrit?

Kjo pyetje eshte si duket e mehershme sepse tashme kjo kerkese eshte plotesuar deri ne dalje te Doberqanit.

Kur është planifikuar të implementohet ndërtimi i institutit parashkollorë në rrugën e Kumanovës “Bregu i djegur”?

Per kete pyetje nuk kam pergjegje, ndoshta DKA duhet te dije me mire pergjegjen.

Kur do të filloj zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Gjilan – Pogragjë, meqë rruga është bërë me shumë gropa dhe paraqet gjendje të mjerueshme?

Sanimi dhe meremetimi i rruges se Pogragjes do te filloj ne pranveren e vitit 2016, tashme eshte nenshkruar kontrata per mirembajtjen verore te rrugeve te Komunes , dhe ne kete kuader do te rregullohet kjo rruge e shkaterruar plotesishte.

Për artikullin: Ky aktivitet për qëllim ka inkurajimin e publikut për të shtuar kërkesat për llogaridhënie, transparencë dhe përshije në proceset e vendimmarrjes nga qeverisja lokale e Gjilanit duke përdorur forma të komunikimit përmes mediumeve të reja digjitale.

Lini një Përgjigje