Si mundem të orientohem më lehtë në këtë platformë?

Varësisht prej interesimit që shprehni, ju mund ti qaseni kategorive dhe vegëzave në faqe. Po ashtu në çdo kategori kemi edhe ndërlidhje me kategoritë të tjera të cilat po ashtu mund t’i vizitoni duke klikuar mbi to. Për të pas më të lehtë, ne kemi krijuar edhe katër butona “në të gjelbër”, nën shiritin e kategorive,  “Pyet Komunen”, ndërsa  te këmba e platformës kemi të listuara edhe informatat tjera lidhur me platformën dhe mënyrën e përdorimit.

Si mund të jem pjesë aktive e kësaj platforme?

Ju mund të jeni pjesë aktive e kësaj platforme, përmes parashtrimit të kërkesave, kontributit përmes raportimeve, diskutimeve, komenteve,… Po ashtu përmes pyetjeve tuaja, propozimeve, sugjerimeve dhe ideve që keni, e që përkojnë me platformën. Ju mund të jeni kontributdhënës i drejtpërdrejtë në avancimin e mëtutjeshëm të kësaj platforme.

Qysh me propozu një kërkesë për investime përmes kësaj platforme?

Në kuadër të t kësaj platforme  komunws mund ti drejtohesh pwrmes vegëzws “Propozo Investim”, e cila iu mundëson juve të parashtroni kërkesën konkrete mbi një nevojë që ka në komunitetin tuaj, rrugë, lagje, qytet/ fshat…. (shembull, ujësjellës, kanalizimi, çerdhe, rrugë…). pastaj do të jepni lokacionin e porpozimit.

A merret parasysh kërkesa ime dhe si marr përgjigje se është trajtuar ajo?

Pasi të keni dërguar pytjen/kërkesën në platformë, ne do të pranojmë një e-mail nga ju, që pastaj do ta shqyrtojmë dhe do ta adresojmë në adresën e caktuar të institucioneve komunale, nga ku do të kërkojmë përgjigje, të cilën posa ta marrim ju njoftojmë me email. Ne do të mundohemi maksimalisht për të marr përgjigjen dhe se mund ta përcjellni ecurinë në kohështrirje. Shpeshëherë kjo nuk varet nga ne.

Kam treguar një rast në një komunë jashtë Gjilanit. A do të publikohet?

Platforma ckapopret.org publikon vetëm rastet e ndodhura brenda Komunës së Gjilanit. Prandaj, përkundër se ne e vlerësojmë angazhimin tuaj për të kontribuar, për momentin ne nuk mund të publikojm që nuk janë pjesë e Komunës së paraparë. Për të ardhmen ne do të bëjmë përpjekje për të zgjeruar platformën edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Lini një Përgjigje