Politikat e privatësisë dhe Cookies.

E përgjithshme

Ne besojmë që ju keni të drejt për të kontrolluar përdorimin e informacioneve tuaja personale dhe privatësia juaj duhet respektuar. Ne e kufizojmë qasjen dhe procedimin e të dhënave tuaja prej palëve të tjera. Ne nuk do përdorimin të dhënat personale në një mënyrë që nuk përputhen për qëllimin që na i keni dhënë.

Platforma ckapopret.org, synon të inkurajoj publikun e Gjilanit të angazhohet më shumë në jetën publike në Komunë për të pas rol aktiv në proceset e vendimmarrjes. Për më tepër, platforma synon të zvogëloj hendekun e krijuar të komunikimit midis qytetarëve dhe qeverisjes lokale në Gjilan përmes angazhimit inovativ. Platforma është zhvilluar si projekt nga organizata jo-qeveritare Kosovo Center for International Cooperation.

Politikat për përdorimin e të dhënave personale janë të rregulluara në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale 03/L-172 dhe se ne jemi organizatë jo-profitabile, respekivisht platformë jo-profitabile.

Më poshtë ne do të ta përshkruajmë platformën ckapopret.org dhe praktikat e grumbullimit të të dhënave:

Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të mos i procedojmë (përpunojmë) të dhënat e juaja personale. Ju mund të ushtroni të drejtën tuaj për të parandaluar përpunimin e tillë duke kontrolluar kutitë e caktuara në format që ne përdorim për të mbledhur të dhënat tuaja.

Ne mundohemi të mbledhim sa më pak të dhëna personale në mënyrë që të arrijmë qëllimin e kësaj iniciative.

Komunikimi me postë elektronike

Email-et e pranuara përmes [email protected] shikohen nga një anëtar i stafit dhe dërgohen tutje (atje) kur është e nevojshme për anëtarët e tjerë të stafit. Në mënyrë të ngjashme edhe postat elektronike (E-mailet) të cilat dërgohen në adresat tona të tjera të përgjithshme, rishikohen dhe fshihen sa më shpejt që është e mundur. Ne nuk do t’i zbulojmë emrat e dërguesve tek palët e treta, pa lejen tuaj.

Për arsye të sigurisë, përmbajtjet e dërguesve përmes postës elektronike, në serverët tan ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme, por jo më shumë se 1 vit.

Të dhënat që mblidhen përmes postes elektronike ose formave të aplikueshme përmes raportimit në faqe të çështjeve të ndryshme në Komunën e Gjilanit sic janë: emri, mbiemri, e-mail, telefoni, përmbajta, fajllat e ngarkuar, mbeten vetëm për komunikim tonë të ndërsjellë. Me rastin e inicimit të rastit në komunë, ne nuk zbulojmë të dhënat e juaja. Zakonisht institucioneve i drejtohemi me termin “Qytetari pyet”.

Regjistrimi i anëtareve dhe kontributi online

Ne ju inkurajojmë që të dhënat që na i dërgoni prej raportimeve të çështjeve në komunë të jenë të sakta. Sido që të jetë, me qëllim të vërtetësisë së informatës, stafi jonë verifikon raportimin përpara publikimit. Nuk do të publikohen të dhëna personale prej rasteve të raportimeve. P.sh. Mund të filloj me ‘N.N. ka keqpërdorur fondet publike të komunës…’.

Për të raportuar një rast është e domosdoshme të jeni të anëtarësuar si kontribuues në platformë. Regjistrimi dhe përdorimi është falas. Të dhënat që kërkohen për të u regjistruar siç janë; Emri mbiemri, e-mail, janë të domosdoshme. Nëse dëshironi të çaktivizoni llogarinë, ju mund të dërgoni kërkesë përmes e-mail: [email protected]

Publikimi i informacioneve

Platforma ckapopret.org, kohë pas kohe azhurohet me përmbajte, si tekstuale, raporte, analiza, infografikone, të dhëna statistikore që ndërlidhen me punën e Komunës. Burimet e informacioneve mblidhen përpunohen nga kanale të hapura ose përmes punës së stafit ose vullnetarëve që mund të angazhohen.

Nëse ju mendoni që mund të kontribuoni në këtë platformë si vullnetar, ju mund të na shkruani në info[email protected]

Kërkimet (hulumtimet)

Ne mbledhim informacion në lidhje me objektivat e hulumtimit dhe pjesëmarrësit e tanishëm ose të mundshëm në projektet kërkimore të kësaj platforme. Ky informacion mund të na ofrohet nga vetë individët, nga burime të disponueshme në publik, ose nga palë të treta.

Politikat e Cookies

Ne përdorim Cookies që skadojnë për 1 muaj për të monitoruar trafikun e internetit, i cili na paraqet vetëm numra agregatë të shkarkimeve të secilit dokument, faqe, etj.

Ne gjithashtu përdorim një cookie për menaxhimin e sesionit tuaj: nëse paraqitni një formular, një sesion i cookie mund të jetë vendosur për t’ju lejuar të konfirmoni një ri-paraqitje të. Sistemi i menaxhimit të përmbajtjes në faqen tonë lë një cookie për administrimin e sesionit tuaj, por nuk përdoret për qëllime të gjurmuese (përcjellëse).

Ne gjithashtu përdorim shërbimet e Google Analytics me qëllim të rritjes së performancës së platformës dhe ekperiencës së përdoruesvë. Në asnjë variant të dhënat e mbledhura nuk ndahen me palët e treta.

Ju mund të refuzoni përdorimin e cookies duke rregulluar shfletuesin e juaj; Ju gjithashtu mund të parandaloni të mblidhen të dhënat e gjeneruara nga cookie dhe që lidhen me përdorimin tuaj të internetit (përfshirë IP adresa juaj) në Google dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar shtesën e shfletuesit në dispozicion në linkun e mëposhtëm dhe instaloni: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout

Për më shumë informacion në lidhje me Google Inc dhe Google Analytics, shkoni në: http://www.google.com. Politika e privatësisë e Google, vizitoni: https://www.google.com/chrome/browser/privacy/

Rrjetet Sociale

Ne përdorim rrjetet sociale me qëllim që të komunikojmë me publikun. Këto aplikacione kërkojnë përdorimin e ofruesve të shërbimeve të palëve të treta. Posaçërisht, kemi një faqe në Facebook. Faqja e Facebook-ut administrohet nga Facebook-u, në përputhje me politikën e përdorimit të të dhënave të Facebook, dhe është e arritshme nga përdoruesit e Facebook-ut që tashmë kanë miratuar politikën e privatësisë së Facebook-ut. Faqja e grupit menaxhohet nga anëtarët e stafit tonë.

Ndryshimet në politikat e privatësisë dhe i kushteve të përdorimit

Në rast se politikat e privatësisë dhe kushteve të përdorimit ndryshojnë ne e shfaqim kohën, datën, dhe natyrën ku tregohet qartë në këtë dokument. Në rast se ndryshimi ka ndryshim esencial në trajtimin e informacionit tuaj personal, ne do t’ju kontaktoj për të kërkuar pëlqimin tuaj.

Kontakti me ne

Ju mund të na kontaktoni duke shfrytëzuar të dhënat e më poshtme:
Adresa: Kosova, 60000, Gjilan, Rexhep Dajkovci, 48
Tel: +377 (0) 44 177 300 dhe 44 745 209
E-mail: [email protected], [email protected]
Facebook: behupjese

Pyetjet

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me politikën tonë të privatësisë ose ndonjë sqarim, ju lutem na kontaktoni në: [email protected]

Ndryshimi i fundit
23.01.2018