Prezantohet raporti i monitorimit “Përfshirja e publikut në vendimmarrje në Komunën e Gjilanit”

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka prezantuar raportin e monitorimit të Komunës së Gjilanit, respektivisht punës së Kuvendit si dhe Komitetit për Politikë dhe Financa, përgjatë vitit 2015.

Të gjeturat kryesore të raportit “Përfshirja e publikut në vendimmarrje në Komunën e Gjilanit” tregojnë se qeverija lokale duhet të krijoj klimë për të pasur angazhim serioz në reformimin e shërbimeve publike, rritjen e cilësisë së tyre dhe se institucionet duhet t’i hapin dyert e komunikimit me publikun. Pastaj, të krijoj lehtësira në qasje në informacion, të azhuroj më shpesh ueb faqen e komunës me të dhëna statistikore për buxhetin, shpenzimet, projektet, të inkuadroj qytetarët në proceset e vendimmarrjes përmes konsultimeve publike, sidomos gjatë përgaditjes së planeve buxhetore dhe përcaktimit të prioriteve për investimet në projekte me interesë shoqërorë.

Raporti tregon se Komuna e Gjilanit duhet të angazhohet në rritjen e transparencës duke dhënë qasje në dokumente zyrtare, sidomos në dokumente për investimet kapitale.

Sa i përket angazhimit të zyrtarëve dhe në veçanti të asamblistëve, të gjeturat përgjatë monitorimit tregojnë se të zgjedhurit duhet të rrisin komunikimin me publikun dhe mos t’u ikin përgjegjësive të tyre publike si dhe të reflektojnë në kuvend zërin e qytetarëve.

Disa nga anomalit e evidentuara të punës së kuvendit ndërlidhen me parregullsi siç janë informimi i dobët i publikut dhe shkelje procedurale të Rregullores së Kuvendit.

Për me tepër gjeni raportin e plotë: Përfshirja e publikut në vendimmarrje në Komunën e Gjilanit.

Për artikullin: Ky aktivitet është pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan duke aplikuar Mediat Sociale”, i implementuar nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë QKBN/(Kosovo Center for International Cooperation KCIC), financuar përmes programit të grandeve të vogla të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Lini një Përgjigje