Platforma ckapopret.org synon të inkurajoj publikun e Gjilanit të angazhohet më shumë në jetën publike në Komunë për të pasur rol aktiv në proceset e vendimmarrjes. Është zhvilluar si projekt nga organizata jo-qeveritare Kosovo Center for International Cooperation në bashkëpunim me të rinj vullnetar nga Gjilani. Është inicuar si projekt si rezultat i transparencës se ulët të institucioneve publike përgjatë proceseve të vendimmarrjes, mos-informimit të duhur, konsultimit të ulët të publikut në draftimin e dokumenteve dhe planifikimeve me interes publik dhe si rezultat i cilësisë së ulët të shërbimeve publike.

Për më tepër, kjo iniciativë digjitale do të kontribuoj për rritjen e angazhimit të publikut në vendimmarrje përmes qasjeve inovative duke shfrytëzuar komunikim përmes aplikacioneve të internetit dhe aktiviteteve inter-aktive me pjesëmarrje të qytetarëve dhe institucioneve në Komunën e Gjilanit.

Të gjithë qytetarët e Gjilanit, pa dallim, kanë mundësinë unike që përmes veglave online të tregojnë për raste të ndryshme të anomalive në Komunë siç janë hedhurinat në hapësira të palejuara, prishja e rrugëve dhe shenjave sinjalizuese, për shërbimet e ndryshme të komunës dhe kategorive të ngjashme që janë të vendosura në aplikacion.

Secili qytetar do të mundet të kontribuoj, njëkohësisht të përcjell në shtrirje kohore për ecurinë e rasteve të treguara, si dhe për veprimet e ndërmarra prej institucioneve komunale. Ngjarje me rëndësi për proceset e vendimmarrjes do të jenë pjesë përbërëse e informacioneve që do t’u tregohen qytetarëve.

RETROSPEKTIVA E PROJEKTIT

Kjo platformë është vazhdimës e aplikacionit behupjese.org dhe është zhvilluar si rezultat i kontributit të projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan duke aplikuar Mediat Sociale” implementuar nga Kosovo Center for International Cooperation, ndërsa ka gjetur mbështetjen financiare gjatë vitit 2015 përmes programit “Komisioni për Demokraci” të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Gjatë kësaj kohe, aplikacioni behupjese.org ku ka ofruar informacione për komunën e Gjilanit dhe aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të këtij projekti. Materialet dhe aktivitetet e behupjese.org të zhvilluara gjatë kësaj periudhe, janë të integruara në ckapopret.org dhe janë të qasshme për publikun.

Në fund të vitit 2017 është përditësuar ueb aplikacioni i behupjese.org dhe e njëjta tashmë i ri-drejton vizitorët në domainin ckapopret.org.

Aktivitetet e organizatës KCIC në programin për “Demokratizimin e Shoqërisë dhe Qeverisjes së Mirë Lokale”, janë vazhdimësi e përpjekjeve të saja nga viti 2013 për ngritjen e pjesëmarrjes së publikut në proceset e vendimmarrjes të realizuar me partner si Ec Ma Ndryshe dhe UNDP në Kosovë, ndryshe, si ndër përpjekjet e para të shoqërisë civile për të inkurajuar publikun të angazhohet më shumë në jetën publike përmes qasjeve inovative digjitale.

Lini një Përgjigje