Diskutim në Hang Out midis të rinjve dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit

Çkapopret (në të kaluarën behupjese.org) ka realizuar diskutimin publik përmes internetit midis Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe të rinjve që studiojnë nëpër vende të ndryshme të perëndimit. Ky diskutim online në internet është transmetuar drejtpërsëdrejti përmes platformës Google Hang Out si dhe Youtube.com.

Në diskutimin direkt ishin, Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, Lavdi Zymberi (SHBA), Albesa Aliu (Greqi), Artan Salihu (SHBA), Gresa Latifi (Itali), Marigona Shabiu (SHBA), Shqiponjë Bislimi (SHBA), u diskutua për çështje dhe sfidat që ndërlidhen me rini, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, llogaridhënie, transparencën, angazhimet e Komunës, si dhe mundësitë që do të mund të ofronte Komuna e Gjilanit për kuadrot e reja.

Ky diskutim u karakterizua me faktin se pjesëmarrësit ishin në shtete të ndryshe të botës, qytetarë të Gjilanit dhe përmes teknologjisë informative u bë lidhja në një vend, për të zhvilluar më pastaj një diskutim konstruktiv.

Qëllim ky aktivitet kishte për të inkurajuar publikun dhe institucionet për të shfrytëzuar mediumet e reja siç janë rrjetet sociale në internet për të krijuar komunikim interaktive si dhe për të inkurajuar konsultimet publike si pjesë kruciale e një shoqërie të mirëfilltë e demokratike lokale.

 

Për artikullin: Ky aktivitet për qëllim ka inkurajimin e publikut për të shtuar kërkesat për llogaridhënie, transparencë dhe përshije në proceset e vendimmarrjes nga qeverisja lokale e Gjilanit duke përdorur forma të komunikimit përmes mediumeve të reja digjitale.

Lini një Përgjigje